Sporti

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, shikoni si e deklason xhudisten serbe

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Turqisë, në kategorinë e peshave deri në -48 kilogramë.

Krasniqi në çerkefinale e mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov me ippon, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton Insporti.com.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë.

Në gjysmëfinale do të ndeshjet me xhudisten japoneze, Yujeong Kang.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne. Përveç garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020. /Insporti.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?