Sporti

Dallku pas tmerrit në Gjilan: Gruaja ime është shtatzënë dhe është alivanosur pas asaj çka ka parë

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ka komentuar ndeshjen Gjilani – Prishtina, e zhvilluar të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Dallku pas ndeshjes u sulmua me gazlotsjellës nga Polica e Kosovës në momentin që po kërkonte llogari nga gjyqtarët.

Ai është dërguar në spital në gjendej shumë të rëndë.

“Gruaja ime është alivanosur në momentin që e ka parë tmerrin në Gjilan. Nga kush ts kërkojë unë llogari tash?. Nga Kreshnik Vula. Gruaja ime është edhe shtatzënë dhe të rrezikohet shtatzënia e saj kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Armend Dallku për emisionin Dueli Ditorr në RTV Dukagjini.

Loja morri kahje tjetër kur në pjesën e dytë, gjyqtari Kreshnik Vula pa të drejt e largoi nga loja portierin e prishtinasve, Visar Bekaj.

Ky moment bëri që situata të dal nga kontrolli.

Bekaj liroi fushë me lot në sy, pasi nuk mund ta besonte se është ndëshkuar me karton të kuq në një ndeshje të rëndësishme siç ishte kjo e ditës së djeshme ndaj Gjilanit.

Gjilani me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 58 pikë, ndërsa Prishtina me 57 pikë.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19