Sporti

Cuculi flet pas operimit: Do të kthehem më i fortë

Mbrojtësi i klubit të Dritës, Ardian Cuculi ka përfunduar me sukses operimin në krah.

Cuculi u lëndua rëndë në derbin Gjilani – Drita që u mbyll në të mirë të “Intelektualëve”, ku i’u desht një intervenim në krah e që e kaloi me sukses, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cuculi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku tha se do të kthehet më i fortë.

Postimi i Cuculit në Facebook:

Dje kryva operacionin ne krah,operacioni shkoj shume mire fal mjekut dhe mikut tim Boro Iliev te cilin e faleminderoj! ju falemindroj te gjithe juve qe nepermjet mesazheve me keni dhene mbeshtetje dhe ma keni bere me te lehte perballimin e operacionit!

Do te kthehem me i forte!

Forca Drita,Forca intelektuale

me respekt AC6.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?