Sporti

Cristiano Ronaldo ia siguron fitoren Unitedit me një gol në fund të ndeshjes

Manchester United e ka mposhtur 2-1 Villarrealin me një gol të Cristiano Ronaldos në fund të ndeshjes, duke marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Manchester United ka siguruar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22.

Djajtë e Kuq kanë rrëmbyer pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 2-1 Villarrealin.

Goli i fitores dhe tri pikëve erdhi në fund të takimit, nga këmbët e Cristiano Ronaldos, raporton Gazeta Express.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Paco Alcacer në minutën e 53’, barazoi gjithçka Alex Telles në minutën e 60-të.

Kur u mendua se gjithçka do të mbyllet 1-1, doli në skenë CR7 që shënoi golin e fitores në fund të takimit.

Me këtë fitore, United ka shkuar në kuotën e 3 pikëve, renditet në vendin e tretë pas Young Boys dhe Atalantës, kjo e fundit ka katër pikë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?