Sporti

Challandes totalisht i zhgënjyer pas humbjes: Ky futbollist bëri dy gabime shumë të rënda

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur me rezultat të thellë në “Fadil Vokrri”, 4-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Golat nga Harry Kane, Harry Wings, Mason Mount dhe Marcus Rashford ia siguruan triumfin “Tre Luanëve”, në një natë për t’u harruar për “Dardanët”, shkruan Periskopi.

E i zhgënjyer me rezultatin pas ndeshjes është shprehur edhe trajneri Bernard Challandes.

“Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati 4-0, por dua ta mbaj entuziazmin, kemi luajtur futboll në pjesën e parë – por në të dytën kemi parë një nivel të lartë të efikasitetit të anglezëve,” tha ai.

“Me një aksion ata shënojnë një gol, nëse atyre u jep 1, 2, 3 apo katër raste… jam i zhgënjyer por mund të nxjerr diçka pozitive nga kjo ndeshje.

“Dresevic është imazhi i skuadrës, ai ka pasur një ndeshje të mirë por ka bërë dy gabime të mëdha.

“Anglia e ka luksin të bëjë shumë ndryshime, është mbrojtja që na la keq në 10 minutat e fundit, nuk mund të bëjmë këso gabime.

“Skuadra bëri një ndeshje të mirë por kur e shikojmë në fund, rezultati 4-0.

LEXO EDHE:
Gazetari anglez mahnitet nga mikpritja në ‘Fadil Vokrri’: Të gjithë kosovarët ngritën flamujt e Anglisë


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19