Sporti

Challandes: Ndonëse fituam, nuk jam i kënaqur me këtë gjë

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova punën e kreu qysh në pjesën e parë duke i shënuar që të dy golat.

Golashënues në këtë takim ishin Vedat Muriqi (35’) dhe Amir Rrahmani (10’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

“Skuadra ka luajtur lojë shumë të mirë, kishim shumë raste, nuk kemi pësuar, ndoshta është dashur të shënonim më herët. E kemi mbajtur topin, kemi krijuar raste, vetëm përfundimi i aksioneve
nuk ka qenë më së miri”, e mbylli deklaratën e tij Challandes për Supersport Kosovan.

Me këtë fitore, Kosova ka 11 pikë në pozitën e tretë, një pikë më pak se Çekia që është e dyta.

E pikërisht me Çekin, Kosova do të luaj në muajin nëntor.