Sporti

Brenda dhomës së Khabib – si ndjehej para ndeshjes me McGregor?

Tifozët e UFC-së arritën të shohin reagimin e menjëhershëm nga dhoma e zhveshjes së Khabib Nurmagomedov pasi triumfit ndaj Conor McGregor në Las Vegas.

Luftëtari nga Dagastani shihet duke hyrë në T-Mobile Arena dhe duke u përgatitur për ndeshjen ndërsa stafi i tij e motivonte vazhdimisht, transmeton Periskopi.

Njëri nga personat e stafit i thotë Khabib që ”McGregor është p***”, kurse ai reagon menjëherë duke folur me trajnerin e tij dhe duke i kërkuar falje për shokun e tij.

Videoja, e titulluar Anatomia e UFC 229: Shfaqet në YouTube, tregon punën gjatë gjithë ditës para takimit, duke siguruar tifozët e sportit me pamjet që nuk i kanë parë ndonjëherë.

Ai mbërriti në vendin e ngjarjes me kapelën e tij të markës Papakha përpara se të bisedonte me kampionin e UFC-së, Daniel Cormier.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?