Sporti

Brazili e ‘poshtëron’ Serbinë

Brazili ka bërë një paraqitje spektakolare në fitoren prej 2-0 në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’. Një paraqitje dominuese e Selecaos në fraksionin e parë të lojës, në të cilin megjithatë nuk arriti të shënonte.

Raphinha pati ndër rastet më të mira të pjesës së parë, por skuadra jugamerikane nuk e gjeti golin dhe shkoi në pushim pa realizuar. Gjithçka ndryshoi në gjysmën e dytë të takimit, në të cilin brazilianët dhuruan spektakël dhe gola. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, futbollistët e Brazilit i shënuan dy gola në portën e përfaqësueses serbe.

Shiko golat:

E kjo dyshe kombinoi edhe në golin e dytë të shënuar në minutën e 73-të të ndeshjes. Richarlison shënoi në mënyrë akrobatike, duke e realizuar golin më të bukur të Botërorit deri më tani. Me këtë fitore, Brazili prin në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë. Në të tretin gjendet Kameruni pa pikë, kurse grupin e mbyll Serbia që po ashtu nuk ka pikë.