Sporti

Boksi në duar të sigurta: Dy vëllezër shqiptar synojnë titullin kampion Bote

Ismet Ademi dhe Endrit Ademi, janë boksierë kosovar të peshave të rënda.

Ata banojnë në Gjermani, dhe të dytë synojnë që në një të ardhme të afertë të bëhen superyje boksi në arenën botërore.

Të dy vëllezërit janë kampion të peshave të rënda në boks për të rijnë, Ismeti është kampion Evrope për Junior ndërsa Endriti është kampion Bote për Kadet.

Ismeti është 17-vjeç, Endriti 15-vjeç, dhe shquhen për guximin trimërin që kanë, Ismeti për sparing partner tani edhe pse me një moshë shumë të re pritet ta ketë Muhammad David Hysen, Sparing partnerin e kampionit botëror Antonio Joshuas, me herët ka pas për sparing partner atë qe e ka pas edhe Tyson Fury Rokardo Snijder, ka mposhtur kampionin grek, kampionin rus, kampionin gjerman,, është kampion i Gjermanisë dhe Evropës për të rijnë, shkruan Albanian News.

“Jemi të lidhur shumë me Kosovën mërzitemi kur nuk kemi mundësi të vijmë, e duam vendin e tonë, jemi shumë të angazhuar me stërvitje, dhe shpresojmë që të vijmë sapo te jemi më të lirë”.

Endrrojnë që në një të ardhme shumë të afertë të boksojnë edhe për tituj kampioni Evrope e Bote në Boksin profesionist.

“Jemi në rrugë shumë të mirë dhe shpresojmë që të bëjmë hapin e madh shumë shpejt, dhe në një te ardhme të afërt të jem aty ku dëshirojmë, në maje të boksit Botëror.

Vëllezërit Ademi përfaqësojnë Gjermanin në garat Olimpike, ndërsa thojnë se nuk i ka kontaktuar askush nga Kosova deri më tani.

E ne si Redaksi ju dëshirojmë shumë sukses, dhe ju sugjerojmë të përcillni këta dy vëllëzër sepse vërtetë kanë talent dhe një ditë do ti shohim në ndonjërin prej titujve te kampionit Botëror të Boksit.