Sporti

Befasuese, kjo skuadër futet në garë për Muriqin

West Bromwich Albion (WBA) do të tentojë ta transferojë yllin e Kosovës, Vedat Muriqi, nëse arrinë të ngrihet në elitën e futbollit anglez, shkruajnë mediumet turke.

Muriqi është duke u kërkuar nga shumë klube angleze, përfshirë edhe Tottenhamii.

Por, West Bromwichi, që zë vendin e dytë në Kategorinë e Dytë të Anglisë (Championship), po planifikon për edicionin e ardhshëm në elitën angleze.

Kryetrajneri i West Bromwichit, Slaven Bilic, mendon të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e yllit të Kosovës.

Krerët e Fenerbahçes janë duke menduar ta shesin sulmuesin në afatin kalimtar të verës, por jo më pak se 20 milionë euro.


SHIKO VIDEON