Sporti

Befasi për të gjithë: Trajneri i njohur kroat në kontakte me Muriqin, sulmuesi prizrenas drejt Anglisë

Destinacioni i radhës i sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit, besohet se do të jetë Premier Liga, transmeton Gazeta Metro.

Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Përkundër interesimit nga disa skuadra të mëdha, mediat angleze janë të sigurta që sulmuesi prizrenas do të transferohet te West Bromwich Albion, skuadër e cila është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Premier Ligë.

‘Daily Star’ raporton se trajneri i njohu i skuadrës angleze, Slaven Bilic, ka zhvilluar së fundmi kontakte me sulmuesin e Kosovës dhe e dëshiron atë në skuadër që nga sezoni i ardhshëm, teksa edhe Muriqit i ka pëlqyer ideja që të punojë me trajnerin e njohur kroat.

West Bromwich Albion besohet se janë të gatshëm të paguajnë 23 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vedat Muriqit, por fillimisht duhet të sigurojnë edhe përfundimisht ngritjen në Premier Ligë. /gazetametro.net