Sporti

Befasi, Luis Suarez pranë rikthimit në skuadrën ku u bë i njohur

Festa e Luis Suarez. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez duket se do të largohet nga “Camp Nou” pas gjashtë viteve të kaluara aty.

Interesim për të ka shprehur ish-klubi i tij, Ajax. Sipas asaj që po raporton “De Telegraaf, Ajax ka kontaktuar Barcelonën dhe ka shprehur interesimin për transferimin e uruguaianit.

Suarez ishte pjesë e Ajax gjatë viteve 2007-2011, shkruan Gazeta Sinjali.

Humbja 8:2 në çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich ka shkaktuar “tërmet” te Barcelona.