Bayerni nënshkruan me futbollistin e njohur të Përfaqësueses së Kosovës
Skuadra e Bayern Munich ka njoftuar se ka firmosur me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U-21, Dion Berisha.
Berisha ishte pjesë e Augsburgut, por nga sezoni i ri do të luaj për Bayernin ll me trajner Holger Seitz, që bën gara në ligën rajonale.
Drejtori sportiv te klubi i Bayernit, Halil Alintop u shpreh tejet i lumtur që ka transferuar futbollistin kosovar.
“Dioni është një talent ambicioz dhe interesant që kanë kryer stërvitje fantastike edhe te ekipi i Augsburgut. Të dy tashmë kanë fituar përvojën në ligën rajonale dhe jemi shumë të kënaqur që tani e kemi në ekip”, u shpreh Altintop
Dion Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21.