Sporti

Barcelona si Sali Berisha, i ka mbetur vetëm lavdia e dikurshme

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Granada.

Katalonasit dhe Granada kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 20-të të La Ligas.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Luuk De Jong në minutën e 57-të. Holandezi realizoi me kokë pas një krosimi nga Dani Alves.

Dhjetë minutat e fundit Barcelona luajti me 10 lojtar pas ndëshkimit me të kuq të Gavit.

Në minutën e 89-të Granada barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Puertas.

Me këtë barazim, Barca është në vendin e gjashtë me 32 pikë dhe mbetet 14 pikë larg vendit të parë që e mban Real Madridi.