Sporti

Anglia e turpëron Bullgarinë, kështu ndryshon tabela në grupin e Kosovës

Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020, shkruan Zëri.info.

Harry Kane ishte hero i “Tre Luanëve” në këtë sfidë me tre gola të realizuara (dy nga penalltia) kurse një gol kontribuoi edhe Sterling.

Anglia me këtë fitore i prinë tabelës në Grupin A më nëntë pikë të tubuara.

Kosova ndodhet e dyta me tetë pikë derisa Republika e Çekisë zë pozitën e tretë me gjashtë pikë. Mali i Zi dhe Bullgaria janë të fundit me nga dy pikë të tubuara. /Zëri.info

Më poshtë ju ftojmë të shikoni videon me te gjitha golat Kosovë – Çeki: 2-1


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?