Sporti

Andin Lokaj: Bravo FC Prishtina, është dasht me lujt si sot edhe me Trepçen 89

“Ballkani ishte skuadra më e mirë jo vetëm e këtij edicioni, por ndër edicionet më të bukura sa i përket lojës së vërtetë të futbollit të treguar dhe me të vërtetë është mëkat që nuk fitoi asgje, ngase i ka merituar të dy titujt”.

Këto komente i ka bërë gazetari i sportit, Andin Lokaj, në një prononcim për Korrespodentin.

“Munishi ka pasë prej kujt të mësojë kur ka qenë ndihmës-trajner te Prekazj në TR 89 dhe po e aplikon futbollin ashtu qysh i duhet zhvillimit të vërtetë të futbollit në Kosovë”, ka thënë Andin Lokaj.

Sipas tij, Prishtina ka skuadër larg më të mirë në Superligë dhe është dashur të jetë kampion me 10 pikë epërsi nga i dyti, por s’ka trajner. Prishtina aktualsiht është gjithçka përveq Prishtinës, Fatkeqësisht.

“E kam bindjen që me një trajner si Dallku do të humb përsëri nga ndonjë ekip e San Marinos ngase aq ka kapacitet”, ka thënë ai.

“Prishtina ndoshta ka ndonjë interes nga Dallku por me të do të vazhdojë gabimet siç i ka bërë edhe në të kaluarën e afërt, e që janë të shumta”.

“E sa i përket Ballkanit, me Ismet Munishin dhe ndihmësin e tij Agim Maliqin nëse Kryesia është serioze do të duhej të vazhdonte bashkëpunimin pwr një kohe të gjatë”. /Korrespodenti


SHIKO VIDEON