Sporti

Ambasadori O’Connell i gëzohet fitores së Kosovës, kështu i uron ai

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell i është gëzuar tej mase fitores që Kosova shënoi si mysafirë ndaj Bullgarisë me rezultat 2-3.

Ambasdori ka thënë se futbollistët nuk u dorëzuan andaj fituan ndeshjen. Ka uruar futbollistët por edhe tërë Kosovën për këtë triumph.

“Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan. Urime djema! Urime Kosova!”, ka shkruar O’Connell, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se Kosova pas kësaj fitoreje renditet e treta në Grupin A me 5 pikë, dhe para saj renditen Anglia e para me 6 pikë aq sa ka edhe Çekia e dyta.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan si vendas me 7 shtator kundër Çekisë. /Reporteri.net/.

LEXO EDHE:

Ish ylli i Manchester United: Kjo Kosovë me befasoi, çfarë lojtarësh fantastik