Sporti

Albin Kurti: Nuk e ndaj Kombëtaren e Shqipërisë nga ajo e Kosovës, i dua të dyja shumë

Albin Kurti kryeministri i ardhshëm i Kosovës në emisionin ‘Opinion’ me Blendi Fevizun ka folur edhe për futbollin.



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar që i do shumë edhe lojtarët e Shqipërisë, por edhe ata të Kosovës, raporton AlbanienShow.

‘Unë i dua të dyja shumë, kombëtarja shqiptare na bëri krenar në Francë, përfaqësuesja po na bën tani krenar, të gjithë edhe në Shqipëri duhet ta mbeshtestin përfaqësuesen e Kosovës. Unë iu them që lojtarët e Kosovës do ta kenë mbështetjen time të plot”, tha Kurti.