Sporti

Albert Bunjaki, trajner i skuadrës së njohur kosovare?

Dejan Vukiçeviq dhe Feronikeli tashmë i kanë ndarë rrugët. Palët i kanë ndarë rrugët në mesditën e së martës, derisa tekniku malazez u përshëndet me futbollistët.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta SHESHI, tashmë tre herë kampionët e vendit janë në bisedime të avancuara me ish-selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki dhe se zyrtarizimi mund të ndodh brenda ditës.

Bunjaki ishte kontaktuar prej kohësh nga drejtuesit e “Niklit”, por mësohet se ish-selektori i “Dardanëve” është gjithashtu në negociata me disa klube jashtë vendit.

Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për fatin e Bunjakit dhe stolit të Feronikelit, por me shumë mundësi marrëveshja mund të realizohet shumë shpejtë.