Adem Haliti largohet nga Radio Paper
Moderatori i njohur i sportit, Adem Haliti ka njoftuar se ka ndërprerë marrëveshjen me radion lokale “Radio Paper”.
Autori i emisionit 90Plus dhe 91Plus, ka treguar se kohëve të fundit kishte një mosmarrëveshje me drejtuesin e kësaj radioje, ku si pasojë ka shkëputur marrëveshjen.
Haliti i ka thënë portalit Korrespodenti se atë, së shpejti do ta shohim në një nga televizionet e njohura në Kosovë, duke mos dhënë detaje se për cilin televizion bëhet fjalë.
Kujtojmë se emisioni “91Plus” me autorit Adem Halitin ishte i vetmi emision që mblodhi pothuajse të gjitha yjet e futbollit kosovar dhe më gjerë. /Korrespodenti