Sporti

A përfundoi kundërshtari në spital? Çfarë tha kampioni i botës në boks

Kampioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi mbajti sot konferencë për media në Prishtinë.

I pyetur se a ka përfunduar Dominic Boesel në spital pas grushtave të pranuar, Krasniqi tha se ka përfunduar Boesel në spital, ndërsa analizat i kanë dalë mirë.

“Familjes ju kom thonë që unë jom i përgatitur psiqikisht. Ma i përgatitur se kurrë. Kom pasë në plan që rrezikun ma të madh në jetën time ta marrë atë natë. Ju kom thanë që çkado që të ndodhë është pjesë e lojës. Normal që njëri nga ne ka me përfundu në spital. Edhe ka përfundu në fakt, por analizat i kanë dalë mirë” – tha Krasniqi.

Në orën 14, Haxhi Krasniqi do t’i dërgojë titujt e botës në Prekaz