Sporti

17 milionë euro i kushton Kosovës prurja e stadiumit nga Katari

Përkundër disa investimeve, stadiumet mbesin në një gjendje jo të mirë, derisa tashmë dihet se Kosova ka vetëm një studim që i plotëson kriteret për ndeshjet ndërkombëtare. Është “Fadil Vokrri” në të cilën zhvillohen gjitha ndeshjet ndërkombëtare si ato të Kombëtares ashtu edhe të klubeve tona në Kupat e Evropës. Mqgjithëatë, njëri nga stadiumet e Katarit, në të cilin u zhvilluan disa ndeshje në të, pritet ti dhurohet Kosovës, shkruan Albanian News.

“Ne e kemi bë kërkesën me kohë dhe jeni të parët që kërkuam nga FIFA por shqetësuese mbetët transporti, që kushton 17 milion, ne si FFK aq e kemi buxhetin vjetor e pa ndihmën e shtetit nuk kemi se si ta sjellim”, ka thënë Presidenti i FFK, Agim Ademi.