Sporti

11 ndeshje ku Cristiano Ronaldo është përjashtuar nga loja

Se Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur futboll këtë nuk mund ta vë në dyshim askush.

Super ylli portugez këtë vit la kampionin evropian Real Madrid, për tu bashkuar me klubin më të madh italian Juventus, shkruan Albanienshow.

Në Itali Ronaldo u prit në mënyrën më të mirë të mundshme nga tifozët, nga lojtarët dhe nga kryesia e “Zonjës së vjetër” nga Torino.

Ani pse ai gjeti ngrohtësi të cilën nuk e kishte ndoshta as në Madrid, 33 vjeçarit këta muajt e parë nuk është që po i ec aq mirë në Juventus.

Përveç që ka realizuar vetëm 2 gola në 4 ndeshje, portugezi nuk ka arritur që të këtë ndikim të madh në fushë.

Në ndeshjen hapëse te garës me prestigjioze për klube “Champions League” garë kjo që e ka për qejfi ai mori karton të kuq përballë Valencias qysh në minutën e 29, të takimit, pasi pata një përplasje me ish mbrojtësin e Interit, Murilo.

Karton ky që është duke u komentuar shumë që nga mbrëmë (e mërkure), nga tifozët e Juventusit të cilët pretendojnë që portugezi nuk e meritoi ndëshkimin. Por kur jemi tek kartonët Ronaldo shumë mirë i njeh ata, ai ishte ndëshkuar edhe 10 herë më parë nga gjyqtarët për gjestet e tij jo të mira në fushë.

Albanienshow sjell këto 10 momente kur Ronaldo ishte ndëshkuar me karton të kuq.

1.Kartoni i parë për të erdh me datën 15 maj 2004, kur ishte pjesë e Manchester United, ai mori karton të kuq përballë skuadrës Aston Villa.

2. Kartonin e dytë e mori me datën 14 janar të vitit 2006 në derbin e qytetit përballë Manchester City, ndeshje kjo e humbur nga skuadra e tij me rezultat 3:1.

3. E mërkurë, 15 gusht 2007, Portsmouth- Manchester United. Ronaldo edhe këtu mori karton të kuq, ndeshje përfundoi me rezultat 1-1.

4. E diel, 30 nëntor 2008 përsëri mori karton të kuq përballë rivalit të Manchester United, në “Etihad”, atje ku ndeshje kishte përfunduar pa gola, shkruan Albanienshow.

Ky ishte edhe kartoni i fundit që mori ylli portugez sa ishte në Angli. Ai pas transferimit të tij në La liga në vitin 2009, gjatë qëndrimit të tij 9 vjeçar u “shpërblye” nga gjyqtarët spanjoll me 6 karton të kuq.

5. Me 5 dhjetor 2009, ndeshja e parë që Ronaldo u ndëshkua me të kuq ishte ajo përballë skuadrës Almeria. Skuadra e tij Real Madrid në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 4:2.

6. Me datën 24 janar 2010, Real Madrid fitoi me rezultat 2-0 përballë skuadrës Malaga edhe në këtë ndeshje ylli portugez doli nga fusha me karton të kuq.

7. Me 17 Maj 2013, Real Madrid po luante me rivalin e urryer Atletico Madrid, Cristinao Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, skuadra e tij humbi në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:2.

8. Me 2 shkurt 2014, Real Madrid ishte në udhëtim tek skuadra baske Athletic Bilbao, portugezi u përjashtua nga loja. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

9. Me 24 janar 2015, Ronaldo përjashtohet nga ndeshje përballë klubit të vogël Cordoba. Rezultati i atij takimi ishte në fund 1:1.

10. Me 13 gusht 2017, në derbin më të madh në botë “El Clasico” përballë Barcelonës, Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pasi simuloi në zonën e penalltisë. Real Madrid në fund e fitoi atë ndeshje me rezultat 1-3.

11. I fundit mbrëmë me datën 19 shtator 2018, përballë Valencias, ndeshja e parë e tij në Champions League me skuadrën e re. Në fund Juventus fitoi 0-2 me dy golat nga Pjanic të realizuara nga penalltia, penallti këto që do t`i godiste portugezi po të ishte në lojë. /AlbanienShow