ShowBiz

Zbulohet misteri, kjo është gruaja e Khabibit

Sporti i MMA ka pasur shumë kampionë gjatë viteve të fundit, megjithatë, askush nuk ka qenë aq dominues sa Khabib Nurmagomedov. Me një rekord 28 tore dhe 0 humbje.



“Shqiponja” është një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.Të gjithë e dimë se kush është Khabib dhe se çfarë ka arritur në karrierën e tij, por le të asim për gjëra më personale, si gruaja misterioze e rusit.Patimat ka lindur në Sildi, i njëjti fshat ku ka lindur edhe Khabib. Ata madje kanë qenë në të njëjtën shkollë.

Khabib e ka gjetur shumë herët njeriun e zemrës, por ata u ndanë kur luftëtari shkoi në Makhachkala për të nisur stërvitjen.Kur mbushi 22 vjeç, Khabib vendosi të rikthehet në Sildi dhe t’i propozonte Patimat.Siç e do tradita myslimane, ai dërgoi prindërit e tij të flisnin me prindërit e vajzës dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.Më pas ata bënë një dasëm tipike nga Dagestani, pra të gjithë ishin të ftuar.

Mbi 300 njerëz ishin të pranishëm në dasmën e çiftit. Gruaja e tij ishte veshur me një vello tradicionale të gjatë, e cila i mbulon fytyrën.Fytyra e saj akoma nuk është zbuluar dhe Nurmagomedov nuk poston foto të saj në rrjetet sociale. Gruaja te foto më poshtë thuhet të jetë Patimat, por disa thonë se nuk është.Khabib është një ndjekës strikt i fesë myslimane dhe nuk lejon tifozët në jetën e tij personale.

Çifti ka bërë dy fëmijë, një vajzë e cila është 5 vjeç dhe një djalë që është 3 vjeç. Vajza e ka emrin Fatima, ndërsa djali i tij ka marrë emrin e stërgjyshit të Khabib, Magomed.