ShowBiz

Zbulohet i dashuri i Albina Kemlendit, është biznesmen i njohur kosovar

Më në fund është zbuluar lidhja e dashurisë e Albina Kelmendit.

Në fakt ka qenë vet i dashuri i saj, biznesmeni Valon Vataj ai i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren në New York, atje ku dhe po qëndrojnë tash e disa ditë së bashku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo fotografi vjen për ditëlindjen e Albinës ku çifti kanë zgjedhur Amerikën për ta festuar këtë ditë të veçantë për këngëtaren.