ShowBiz

Zarf i zi në Big Brother, Donaldi merr një dënim

Donaldi është dënuar nga produksioni i Big Brother Vip për shkak të vizitës së Mozzik një natë më parë!

Vendimi është lexuar nga Arjola permes një zarfi të zi. Dënimi ndaj aktorit të humorit do të bëhet me dije ditën e martë.

Mozzik ishte artisti i radhës i ftuar nga Big Brother Vip për të kënduar për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Që në momentin e parë ai tregoi mbështetjen për Donaldin duke deklaruar se do donte që ai ta fitonte Big Brother Vip.

Menjëherë Arbana u distancua duke deklaruar se ky është vetëm qëndrimi personal i Mozzik.

Por pas përfundimit të spektaklit, Donaldi ka thyer një nga rregullat e programit duke e futur Mozzik në shtëpi.

Në atë moment, Mozzik është thirur nga produksioni në dhomën e rrëfimit, ndërsa produksioni i kërkoi Donaldit të mos e shoqërojë.