ShowBiz

Zaimina Vasjari publikon imazhe ‘të nxehta’ nga pushimet

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është duke shijuar disa ditë të mira relaksi.



Ajo në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet, duke treguar ndër të tjerash figurën e saj trupore.

Në fotografinë e fundit që ajo ndau me ndjekësit, Vasjari u shfaq me bikini, ndërsa pozonte në kërcimoren e një varke.

Megjithëse nënë e një vajze, Zaimin ka arritur që të ruajë më së miri linja, duke qenë në top formë.


Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për paraqitjen atraktive.