ShowBiz

Veshja e Leonora Jakupit në koncertin e fundit kalon shifrën e 4,000 eurove

Mbrëmë në Klan Kosova festa e Fitër Bajramit u festua me një koncert unik.

Nga Skenderaj direkt e në shtëpitë tuaja zëri Leonora Jakupit argëtoi mijëra fansa.

Padyshim që një koncert i tillë i përgatitur deri në detaje kërkon edhe një paraqitje të bukur skenike.

Leonora u paraqit e veshur me kostum ngjyrë jeshile nga Dolce Gabanna që sipas llogarisë në Instagram @what.they.wearin kushton rreth 3,600 euro dhe një palë vathë nga e njëjta markë që kushtojnë 695 euro. /Prive.al