ShowBiz

Vdes në një aksident me veturë aktori shqiptar

Aktori shqiptar Panajot Naçi u nda nga jeta në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ak

Teksa udhëtonte me motor Panajoti është përplasur me makinën e mbledhjes së mbetjeve. Burime pranë ngjarjes tregojnë se ai mbeti i vdekur në vend.

Panajoti spikati me rolet e tij në teatër në skena të dryshme në Greqi ku jetonte.

Lajmi i trshtë pushtoi shtypin grek ku të gjithë u pikëlluan nga largimi i tij në moshë të re.

Panajot Naçi lindi në Tiranë. Familja më pas u zhvendos në Greqi ku ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer duke arritur në qarqet më të larta artistike të Athinës dhe e konsideronte veten “Himarioti-shqiptar prej brezash”.

“Lamtumire Panajot i dashur, nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana. “Peu keputet aty ku eshte me i holli” mbetet thenia qe te therr keqas. Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta. U prehsh ne paqe!”, shkruan daja i tij, muzikanti Gazment Mullahi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje