ShowBiz

Vatikani nis hetimet për pëlqimin e fotos së modeles nga Papa

Vatikani ka nisur hetimet në lidhje e llogarinë zyrtare të Papa Françeskut që pëlqeu një fotografi të një modeleje braziliane.

Ende është e paqartë se kur e pëlqeu fotografinë faqja zyrtare e të parit të Kishës Katolike.

Zyrtarët e Selisë së Shenjtë janë duke hetuar se çfarë ka ndodhur me llogarinë e Papës.

Ata kanë përjashtuar mundësinë se vetë Papa Françesku ka mundur të pëlqejë fotografinë, por ata janë duke hetuar se kush nga zyrtarët që menaxhon rrjetet sociale e ka pëlqyer fotografinë e modeles braziliane.

Llogaria e tij ka më shumë se 7 milionë ndjekës.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?