ShowBiz

Valdrin Sahiti merr vaksinën antiCOVID në Shqipëri

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.

Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me njoftime as nga përditshmëria.

Ditën e sotme (e martë), ai përmes një postimi të ndarë në InstaStory ka bërë të ditur së është vaksinuar kundër COVID-19.

AstraZeneca është lloji i vaksinës që ka marrë, një ditë pas mbërritjes së 50 mijë dozave të tjera të vaksinës në Shqipëri.

AstraZeneca është lloji i vaksinës që ka marrë, një ditë pas mbërritjes së 50 mijë dozave të tjera të vaksinës në Shqipëri.

Kjo mbase i është mundësuar kreatorit pas udhëtimeve të shumta që i duhet të bëjë nëpër vende të ndryshme për shkak të profesionit.

Valdrini përndryshe vazhdon të jetë një nga yjet e modës me vend, i cili së fundmi po përkujdeset edhe për dukjen e presidentes, Vjosa Osmani. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?