ShowBiz

Vajza e Adriana Matoshit gati për debutim në muzikë, aktorja ka dy fjalë për të

Projektet e reja nga artistët nuk kanë të ndalur, dhe me sa duket do të kemi edhe shumë artista të tjerë që sapo i kanë hyrë muzikës.

Fjala është për krijimin muzikor nga Kaona, vajza e aktores Adriana Matoshi, shkruan GazetaBlic.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar projektin “Bompa”.

Kënga është realizuar nga Cricket dhe ka videoklip të vizuelizuar nga produksioni Imagine.

Këtë këngë e ka rishpërndarë edhe vet Adriana, e cila duket se ndihet mjaft krenare me vajzën e saj.

Së shpejti BOMPA, ka shkruar aktorja në këtë postim./GazetaBlic/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?