ShowBiz

Ushtari anglez që i kushtoi këngë luftës së Kosovës

Të mërkurën janë bërë 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Trupat e NATO-s morën kontrollin e Kosovës pas pushimit të zjarrit në qershor, ku në mesin e këtyre trupave ishte edhe James Hillier Blunt.

James Hillier Blunt ishte ndër trupat e para për të arritur në Kosovë dhe u vendos si komandant i një ekuipazhi tankesh në Rajonin kufitar serb.

Përvoja e tij e luftës pasqyrohet në disa nga këngët e tij. Veçanërisht, kënga ‘No Bravery’ u bë jashtëzakonisht e famshme në të gjithë botën, sidomos në dritën e konflikteve të luftës së fundit në Afganistan.

James Blunt është i njohur për të qenit kritik ndaj politikës së luftës në vendet mbizotëruese të botës dhe popullariteti i tij u rrit për shkak të përvojës së tij personale të luftës. Gjatë misionit të tij në Kosovë, ai do të performonte për ushtarët dhe civilët, ndonjëherë me një tank që ishte skena e tij.

Kënga ‘No Bravery’ u lansua nga James Blunt në vitin 2005./kultplus/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?