LajmeShowBiz

“Unë ia jap pagën time vetëm Labinot Tahiri mos mu ba Ministër i Shëndetësisë”

Kardiologu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Daut Gorani i ka reaguar ish-deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri, i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta bëjë Ministër të Shëndetësisë, raporton Express.

Gorani ka ofruar që t’ia ofrojë pagën Labit vetëm që të mos e merr një pozitë të tillë.

“Une ja jep pagen time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë. Më kujtohet kur rëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!”, ka shkruar Gorani.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?