ShowBiz

Tradhtia gjatë martesës dhe vdekja e ish-burrit politikan, kjo është jeta private e Monikës së Big Brother

Monika Lubonja është një nga banoret e “Big Brother VIP”. Ajo bashkë me Donaldin, Ilirin dhe Arjolën shihen nga publiku si finalistët e këtij edicioni.

Pasi Monika u bë pjesë e “Big Brother VIP”, që të zbuloheshin disa fakte personale rreth saj. Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka ngelur shtatzënë gjatë kohë që ishte studente dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi.

Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, aktorja nuk hezitoi të rrëfente për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”.

Por kush është ish-bashkëshorti i Monikës, me të cilin ka dhe vajzën Tea?

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës quhej Genci Pasko, i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit. Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?