“T’qkyj si pulen”/ Sjellja vurgale e Inës, tenton ta sulmojë një banore
Përkundër pritshmërive, banorët e emisionit “It’s my Home” po dëshpërojnë me sjelljet dhe shprehjet e tyre. Gjatë ditës së sotme ka pasur një debat të fortë mes banorëve, ku ishte Ina ajo e cila shpërtheu ndaj një konkurrentes.
Krejt “e çart” Ina përdori fjalë të nivelit të ulët si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulen”. Gjithashtu edhe Anxhelo del nga kontrolli duke goditur me këpucë banoren e cila shpërtheu në lot.
Më poshtë shikoni pamjet:
Ndryshe, sot pas një debati në shtëpinë e “It’s my home”, njëra nga banoret e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.
Viktima, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.