ShowBiz

Stresi- Ramush Haradinajt dhe Sali Berishës: Jam me ju deri në fund

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi është gjithnjë shumë i përfolur për bindjet e tij politike.

Ai ka treguar disa herë se ka raporte të mira me disa nga politikanët e njohur, në veçanti Sali Berishën.

Teksa ka treguar përkrahje për këtë të fundit, njëjtë ka bërë edhe për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Reperi ka hedhur në InstaStory së fundmi një imazh të këtyre dy të fundit, duke shkruar se sa shumë i mbështetë dyshen në fjalë. “Unë jam me ju deri në fund”, kanë qenë fjalët që Stresi ka shkruar përbri fotografisë në gjuhën franceze.



LEXO EDHE:  ‘Ju që shpenzuat kot në vizita jashtë vendit, me ato para do të kishim mjaftueshëm maska e dorëza për mjekët tanë’