ShowBiz

Stilistët Kaci e Armendi përplasen për liderët e tyre

Stilistët Kaci Lleshi dhe Armend Gashi, janë përplasur teksa ngritnin liderët e partive të cilave i janë bashkuar para disa ditësh.

Gashi, i cili iu bashkua Vetëvendosjes, me ton të lartë e pyeti Kacin se ‘çka ka bërë Ramush Haradinaj për industrinë tënde’.

“A ka investu Ramushi në industrinë tënde. Ti i ke 100 probleme, s’ke profesionistë, shkollë profesionale. Ku është problemi, a e din. Ne kemi problem me gjetë profesionistë. Jo mashtrime gjashtëmujore, e në fund me dalë i paaftë’’, tha Gashi.

Kaci ia ktheu se Haradinaj nuk mund të merret me secilin dhe se çdonjëri duhet të punojë vetë.

“Ramush Haradinaj nuk mundet me u marrë me secilin individ., As Zoti s’mundet. Secili duhet me i grahë vetë, me bë punën vetë. Unë i kam bë gjithçka vetë, pa më ndihmu askush.Nuk garoj për karrige’’, tha Nitaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?