ShowBiz

Shuki për Shemin që tentoi të këndonte në “Sunny Hill” për Adem Jasharin: Burg 90 ditë edhe vlerësim psikiatrik

Shemi nga grupi “Ilirët”, ka zbuluar se është arrestuar pasi është nisur për të kënduar këngën e Adem Jasharit në “Sunny Hill”.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp.

Sipas policisë, Shemi është arrestuar për arsye të thyerjes së rregullave të festivalit.

Pas këtij veprimi të solistit të grupit “Ilirët”, ka reaguar edhe moderatori dhe komedianu, Mentor Shuki.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ai është shprehur se Shemit duhet t’i jepen 90 ditë burgim dhe t’i bëhet vlerësimi psikiatrik.

Statusi i tij i plotë:

Niset trimi për koncert, përshëndet shokët e vet,

Për atdhe e për vatan, niset Shemi kangës me ia dhanë o hej’

Ni pytje : pashë robt spo tvjen marre. Për Adem Jasharin e Admiral Remin po tenton me shku me këndu a po ?

Burg 90 ditë edhe vlerësim psikiatrik….pa gjyq . Ski çka e heton rastin ….po kallxojnë aktet e faktet