ShowBiz

Sevdai Radogoshi – Qumili për Fifin: Vazhdo lojën, mos u dorëzo

Sevdai Radogoshi, humoristi shqiptar i njohur për një sërë rolesh, ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e këngëtares Filloreta Raçi-Fifi.

Artisti i njohur ka bërë një postim në rrjete sociale nëpërmjet të cilit shpreh mbështetjen për artisten, e cila momentalisht ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku Fifi humbi ndjenjat, ai i ka sugjeruar që ta vazhdojë lojën e të mos dorëzohet.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?