ShowBiz

Sërish tensione në “It’s my home”

“I’ts my home” është reality-show i prodhuar nga “First Channel”, por që nuk mund te transmetohet në TV për shkak të një vendimi të KPM-së, që pas skenave të dhunshme të shfaqura mes pjesëmarrësve ka vendosur ta ndalë transmetimin televiziv.

Aktualisht show shfaqet 24/7 në Youtube, ku edhe ndiqet nga mijëra njerëz çdo ditë. Gjithashtu, pjesë të shkurtra nga transmetimi i përditshëm shpërndahen edhe në të gjitha rrjetet sociale nga faqe të ndryshme.

Një situatë tejet e pa këndshme është kjo kur Ina i gjuan një gotë me ujë Kiçes, derisa kjo e fundit refuzon të zgjohet nga shtrati. Kiçe, është personi me të cilin po abuzohet sistematikisht në këtë program, i cili nuk po kalon pa skandale.