ShowBiz

Sabri Fejzullahu ka prekur të gjithë me këtë postim emocionues

Legjenda e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, ka shumë vite e dekada, që i dhuron këngë të bukura publikut shqiptar. 



Kështu ai ka fituar simpatinë e shumë fansave duke qenë një nga këngëtarët më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ai së fundmi, nëpërmjet një fotografie ka kujtuar vëllaun e tij të ndjerë, duke bërë të ditur se sot bëhen 9 vite pa të. 

“9 vite pa ty baci jonë. Sot në 9 vjetorin e shkuarjes tënde në amshim, po lutem që Zoti të ketë mëshiruar, o vëlla Ruzhdi, o bac i mire! Mërzia e malli nuk shuhen asnjëherë..”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë që ka shpërndarë. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje