ShowBiz

Rrëmbehet dhe keqtrajtohet reperi i njohur

Gjatë ditës së djeshme, disa persona kanë kidnapuar reperin, Kozak Braçi. Ata kanë hyr përmes telefonit të tij në rrjetin social “Instagram” dhe kanë publikuar videon duke e keqtrajtuar Kozakun i cili ndryshe njihet edhe si intervistues i personazheve të njohura.

Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit për rrëmbimin e këtij të fundit.

Policia ditën e djeshme njoftoi se Braçi, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.”

“Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – shkruan policia e Tiranës.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?