ShowBiz

Rojet turke rrahin barbarisht modelen e bukur, çfarë ndodhi në plazh

Modelja ukrainase Daria Kiriliuk (24) pretendon se ajo ishte rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në vendpushimin turk Cesma.

Si provë, ajo postoi një fotografi të veten të mbuluar në gjak.

Lexo Edhe:
Deputeti i LDK’së: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë si në “bahçe të babës” është veprim i papranueshëm
“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, shkroi ajo në Instagram.

Nga ana tjetër, menaxhimi i plazhit ka hedhur poshtë akuzat. Kiriliuk pretendon se këto janë gënjeshtra.

Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, pretendon ajo.

Postimi i saj u pëlqye nga 117 mijë njerëz, gjë që është interesante duke marrë parasysh që ajo ka gjithsej 120 mijë ndjekës.


SHIKO VIDEON