ShowBiz

Robert Berisha flet për marrëdhënien me Norën dhe mundësinë për krijimin e një lidhjeje të re

Ka kaluar gati një vit nga dita kur Robert Berisha vendosi të konfirmonte publikisht ndarjen nga Nora Istrefi.

Pas disa vitesh martesë çifti i njohur i showbizit u ndanë nga njëri-tjetri, por duke ruajtur raportet e mira së bashku.

Pak kohë pas ndarjes Roberti u përfol për një histori dashurie, të cilën ai në fillim e mohoi, por vajza modele me të cilën ai ishte i lidhur e konfirmoi publikisht.

Modelja, Jess Kadiu pranoi përmes një postimi në rrjete sociale se për një vit kishte qenë në një marrëdhënie me këngëtarin, por më pas ishin ndarë.

Tani duket se Roberti është shumë i qetë me jetën e tij private, sepse nuk ka asnjë njeri në zemër.

Në një intervistë të dhënë për “Prive” këngëtari ka treguar se është beqar dhe se ndihet shumë mirë kështu.

Ai tha se vazhdon të ruajë raportet e mira me Norën dhe se pjesën më të madhe të ditës e kalon me vajzën e tij, Renee.

“Jetojmë në një vend të vogël dhe sado të jetë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël se nuk nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm, dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe llafe, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. raportet me Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën, Renee dhe kur jam kaq mirë pse duhet ta prish”, tha Roberti në një intervistë për një emisione në Kosovë./Objektiv/