ShowBiz

Rita Ora luan rolin e një shkencëtareje që kryen eksperimente dhe kërkime gjenetike

Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Rita Ora, zbuloi se do të luajë një rol të shkurtër por të rëndësishëm në filmin e ri “Pokemon: Detective Pikachu”.

28-vjeçarja do të luajë në rolin e Dr. Ann Laurent, një shkencëtare që kryen eksperimente dhe kërkime gjenetike në Pokemon, raporton “The Sun”.

Gjithashtu, kolona zanore e këtij filmit do të jetë kënga më e fundit e Orës, “Carry On”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me DJ-in e famshëm Kygo.

Këtë lajm e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe disa fotografi të saj nga filmi.

“Filmi ‘Detective Pikachu’ tashmë është lansuar! Këtu mund të shihni karakterin tim si Dr. Laurent. Jam shumë krenare me kastin e aktorëve dhe ekipin. Shumë falënderime për Rob Letterman që më lejoi mua dhe Kygon të krijojmë për këtë film dhe që më lejoi të jem pjesë e botës së Pokemonit të mahnitshëm! Tani është në kinematë kudo”, ka shkruar Ora.