ShowBiz

Rina “godet” femrat kosovare: 2 milionë njerëz në Kosovë, 1 milion duken si Kylie Jenner

Tek ne po vazhdon trendi i operacioneve plastike dhe “botoxit”, saqë nganjëherë femrat po ngjajnë aq shumë me njëra tjetrën sa që është vështirë t’i dallosh cila është cila.

E për këtë, ka disa fjalë edhe reperja dhe artistja e re, Rina Balaj, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Rina ka “thumbuar” femra kosovare duke thënë se shumica nga to i ngjajnë Kylie Jenner, dhe kjo falë ndërhyrjeve në fizik.

“2 milionë njerëz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenenr duhet me na sponzorizu si shtet”, ka shkruar Rina në postim.

Ndryshe, “Fallin’ in love” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Rina në bashkëpunim me reperin, Sin Boy i cili është edhe i dashuri i saj./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?