ShowBiz

Reperi i njohur shqiptar kërcënon me thikë!

Pa dyshim është reperi më kontrovers shqiptarë, njihet për video të shumta të çuditshme, që zgjedh ti publikoj në rrjetet sociale për ti promovuar projektet e tij.



Bëhet fjalë për Feron, i cili është mjaft aktiv me video, këngë dhe disa, gjatë gjithë kohës.

Fero së fundmi ka paralajmëruar këngën e tij të radhës që titullohet “Habibi”, e këtë këngë reperi po e promovon në mënyrën që e din veç ai.

Në dy video të postuar në Instagramin e tij, Fero përveç që trego datën në të cilën do të publikohet projekti i radhës, ai eskalon duke i kërcënuar të gjithë ata që e urrejnë reperin, duke mbajtur në dorë disa thika të kuzhinës.

Nuk është hera parë që reperi promovon projektet e tij në mënyra të çuditshme, e si duket ky lloj marketingu i ka ecur mjaft mirë Feros.



Kujtojmë hitin e tij “Gang Gang”, kënga atëkohë ishte bërë temë diskutimi gjithandej, tre muaj para se të publikohej, e krejt kjo falë marketingut te veçantë që ka bërë reperi me video që i kanë parapri këngës.