ShowBiz

Reperi i njohur për Dua Lipën: “Më frymëzon njësoj si nëna dhe motra ime”

Nuk ndodh çdo ditë, që këngëtarët me origjinë shqiptare t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla dhe të shpreshin krenarinë që kanë për ta. Por mbrëmjen e sotme, reperi me origjinë shqiptare Gashi ka publikuar në profilin e…

Nuk ndodh çdo ditë, që këngëtarët me origjinë shqiptare t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla dhe të shpreshin krenarinë që kanë për ta. Por mbrëmjen e sotme, reperi me origjinë shqiptare Gashi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të Dua Lipës dhe krahas saj përshkruan gjithë dashurinë që ndjen për këngëtaren shqiptare.

Ata u takuan për herë të parë në Prishtinë gjatë muajit gusht, ku morën pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”.

LEXO EDHE:  Bebe Rexha për herë të parë paralajmëron këngë në gjuhën shqipe

“Nuk do të ketë kurrë një yll më të madh se Dua Lipa në komunitetin shqiptar. Një talent i vërtetë, një super star i vërtetë. Zëri i saj, pamja gjithçka lidhur me të është klasike. Dua të të falenderoj që je një femër që më frymëzon në të njëjtën mënyrë si nëna dhe motra ime. Të dua”,-ka shkruar ai ndër të tjera.

Së fundmi, Gashi ka publikuar bashkëpunimin e tij më të fundit “Creep On Me” me reperin nga Moroco French Montana.