ShowBiz

Reperi Diamant Sinanaj bëhet baba, i vë një emër të veçantë të birit

Reperi i njohur nga Kosova, Diamant Sinanaj, është bërë sot (e mërkurë) baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Kaltrina Sinanaj solli në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Fron, njofton Albanian Show.

Lajmin për ardhjen në jetë të djalit e bëri të ditur vet reperi me prejardhje nga Deçani, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

‘Sot familjen tonë, Zoti e bekoj me ardhjen e Fronit. I ngjafsh 1% babes e 99% gjyshit!’shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej djali i tij dhe një torte.

Postimi i Diamant Sinanja është përcjell me urime të shumta nga ndjekësit e tij.

Çifti Diamant dhe Kaltrina përndryshe janë martuar në vitin 2017, me një dasmë e cila renditet si një nga dasmat më të shikuara në YouTube me mbi 4 milionë shikime./AlbanianShow